Rrimarkio e zbrazur!

  • Shumë zhurmë për asgjë, Asnjë formë tjetër të mos kërkoni,(sepse, nuk do ta gjeni; nëse nuk respektoni një dokument legjislativ që quhet (Kushtetutë)!
  • Nxitimet e shpejta; për të bërë diçka “Allashiptarçe”, nuk do të pinë ujë në kohën të cilën e jetojmë sot,
  • Hapat që ndërmori presidenti aktual i kosovës; s,janë gjë tjetër, pëveçse punë  prej çilimiu,
  • Nuk është koha e kaçakërisë, zotërinj të nderuar keni veshur rrobet e presidentit të shtetit!
  • Verdikti i popullit është mbi të gjitha; ju sugjeroj të pritni fushën e mejdanit!

Teatri politik që po zhvillohej këtyre ditëve në skenën politike të Kosovës ngeli si një Rrimarkio e zbrazët, nga e cila bëheshin gati të mernin hise shumë parti politike për të krijuar “qeverinë e re” ; që tanimë dështoi dhe të gjithë të rreshtuarit në këtë front ngelën me presh në duar! Dhe kështu pritej në të vërtetë, nga se bëhej orvatje siç thotë me të drejtë një shprehje popullore “ Pazar pa hanxhiun”.Dekreti i Kushtetueses I mbylli me të drejtë të gjitha shtigjet dhe ambiciet për pushtet.

Shumë të respektuar aktorë të kësaj ngjarje!

Megjithë respektin që kam nga disa prej jush për kontributin e juaj në një periudhë të caktuar të kohës; ju sugjeroj që pas njzet-vitesh në sistemin e reformuar, të kishit marrë diçka nga thëniet;Testament të profesorit tanimë të ndjerë Esat Stavileci, i cili para se të shkëputej nga leksionet me studentët e tij, ju la katër-faqe këshilla të mençura të cilat kam bindjen (nga se janë shumë të freskëta), të ju kenë lënë sadopak përshtypje dhe të ju kenë ngelur në kujtesën e juaj.

Në këtë rast, do të përzgjedh disa sosh, sa për të ju kujtuar këto thënie aq të mençura!

  • Epara; “Herët kam mësuar se kush jam dhe kush mund të bëhem. Nëse nuk di se kush je, nuk do të dish as kush do të jesh! Njeri ideal është ai që di se nuk ka njeri ideal”

 Prandaj nxitimet, e shpejta; për të bërë diça “Allashiptarçe”, nuk do të pinë ujë në kohën të cilën e jetojmë! Këte duhet ta  kishte kuptuar mirë e bukur gjithsejcili që ka përgjegjësi në postin më të lartë të hierakisë shtetërore, në këtë rast  edhe vetë kreu i shtetit të Kosovës.

  • E dyta; “Të ecësh me kohën do të thotë të ecësh përpara dhe të mos kthehesh prapa”. Përse i respektuar president duhet të dalësh edhe nga kufiri i  shteti –fshehtas në një kohë pandemie kur e dije që rregullat vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët e Kosovës, ligje të cilat janë sjellur pikërisht në kohën kur ju keni qeverisur shtetin?
  • E treta; “Jam përpjekur që të mos e gaboj rrugën. Kam ecur me të tjerët, e jo kundër të tjerëve. Kush ecën vetëm, e gabon rrugën. Kush ecën me të tjerët, gjen rrugë të reja”! Hapat që ndërmore zot. president; s,janë gjë tjetër, pëveçse punë  prej çilimiu! Çka tu desh që të shkosh në Tiranë për ta nxjerrur ilegalisht Bexhet Pacollin?
  • E katërta; “Ruajuni” politikës: në politikë nuk vlen “të dua se kam interes”, por “kam interes, prandaj të dua”. Andaj i respektuar; nuk është koha e kaçakërisë, dhe ilegalitetit, Kosova me shumë respekt të veshi rrobet e presidentit të shtetit, ndaj dhe si i tillë duhet të sillesh!
  • E pesta; “Ta ruash nderin në politikë është punë e vështirë. Eshtë politikan i mirë vetëm ai që “bën gjumë të rahatshëm!”.Ndaj edhe verdikti i popullit është i shenjtë, ate s,ka fuqi që mund ta ndryshojë e aq më pak me Dekrete e Fermane të cilat nuk pinë ujë në këtë kohë-fare!Po të pyes sinqerisht; si politikan që je:” bën gjum të rehatshëm”?

Mëtej professor Stavileci me shumë kujdes e maturi. kur e kanë pyetur për diç konkrete është përgjigjur kështu:

“Kur më kanë pyetur për “procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, jam përgjigjur se procesi do të jetë më kompleks se që “po paraqitet”; më i vështirë se që “po mendohet” dhe më i gjatë se që “po parashikohet”.

Fjalën publike e kam mbështetur në argumente. Argumenti është sikur bora: “sa më butë që bie, aq më shumë zë vend”.

Më kanë pyetur se çfarë kanë të përbashkët Shqipëria dhe Kosova?

Jam përgjigjur shkurt: Shqipëria dhe Kosova kanë të përbashkët paaftësinë: në Shqipëri “për ta mbajtur shtetin”; në Kosovë “për ta bërë shtetin”.

Shkurt e shqip profesori  i respektuar të gjithëve na porosit që:

  • Në një vend ku qeveriset pa demokraci, “luhet me legjitimitet”.
  • Zgjedhjet vendosin se “kush do të qeverisë”, e jo “çfarë do të jetë qeverisja”.
  • Nuk janë zgjedhje ato kur “ata që do të zgjidhen, i zgjedhin ata që do të zgjidhen”.
  • Vetem qeverisja e mirë, e bën “demokracinë të mundshme”.

Prandaj sipas të gjitha gjasave; Verdikti i popullit është mbi të gjitha; ju sugjeroj të pritni  të respektuar,fushën e mejdanit!                            

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button