Rusia regjistroi rekord të rasteve me COVID-19 për të katërtën ditë radhazi

Sot Rusia regjistroi rritje të mëtejshme të rasteve me koronavirus, me një rekord të ri prej 9.625 infeksionesh në ditë, rekordi i katërt në në po aq ditë radhazi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 124.052, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga dita e djeshme janë regjistruar 57 vdekje të tjera, me çka numri i viktimave në Rusi gjithashtu u rrit në 1.222, tha ekipi i urgjencës së vendit në një parqitje të përditshme.

Numri i të shëruarve, me 1.793 në 24 orët e fundit, u ngjit në 15.013, ndërsa 214.000 njerëz mbeten nën mbikëqyrje mjekësore me raste të dyshuara të virusit.

Kryeqyteti Moska mbetet territori i më i goditur, duke llogaritur pothuajse gjysmën e rasteve të reja, apo 5.358.

Rreth 1.700 perosona janë shtruar në spital çdo ditë në Moskë, përkundër masave më të ashpra të bllokimit sesa mesatarja kombëtare.

Deri më tani, në Rusi janë kryer 3,9 milionë teste që synojnë të diagnostikojnë sëmundjen në fazat e hershme kur është më pak ngjitëse.

Tre zyrtarë të lartë rusë, përfshirë kryeministrin e vendit Mikhail Mishustin, u shtruan në spital këtë javë për shkak të kontraktimit të virusit.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e afër 240 mijë njerëzve deri më tani, ndërsa mbi një milion janë shëruar. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 2 milionë raste aktive që presin shërimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button