Parlamenti i paralizuar, rrezikohet buxheti

Në Kuvendin republikan për ditën e sotme janë paralajmëruar seanca të komisioneve kuvendore për financim dhe buxhet dhe për punë dhe politikë sociale.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë propozim-ligjet për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim-Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për Huan e parë programore për politikat zhvillimore për konkurrencë, për ekzekutimin e Buxhetit për vitin 2013 dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për buxhetet, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar. Për buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013 janë parashtruar mbi 1000 amendamente, ndërsa për 4 ditë punë janë shqyrtuar rreth 80 amendamente. Nëse vazhdohet me këtë dinamikë të punës, rrezikohet sjellja e buxhetit në afatin e paraparë, 31 dhjetor 2012. 

Bllokohet edhe propozim ligji për huamarrje prej 50 milion dollarësh nga Banka Botërore, për të cilin deputetët e LSDM-së kanë parashtruar 100 amendamente, për shkak të dyshimit që këto para do të shfrytëzohen për qëllime parazgjedhore.

Komisioni për punë dhe politikë sociale duhet ta vazhdojë debatin për Propozim ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre. Anëtarët e komisionit që vijnë nga VMRO dhe BDI kanë dërguar kërkesë me shkrim deri te kryetarja e këtij komisioni Cvetanka Ivanova që të thërret seancë tjetër të komisionit ku do të shqyrtohen disa propozim ligje, mes tjerash edhe rritja e pensioneve. Por gjatë ditës së djeshme Ivanova edhe një herë ka bërë të ditur se pa marrë epilog Propozim Ligji për branitellat nuk do të thërret seancë tjetër të komisionit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button