Kryeministri rus Mishustin rezultoi pozitiv në COVID-19

Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin njoftoi se ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mishustin konfirmoi informacionin në një takim online në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Kryeministri rus tha do të izolohet në bazë të rekomandimeve të autoriteteve.

“(Vetëizolimi) Kjo duhet të bëhet në mënyrë që të mos rrezikoj kolegët e mi. Qeveria do të vazhdojë të punojë, ndërsa unë do të jem në kontakte të vazhdueshme me kolegët përmes mjeteve të komunikimit”, shtoi Mishustin.

Gjatë trajtimit të tij, Mishustin propozoi që të zëvendësohet nga zv/kryeministri i parë i vendit, Andrey Belousov, gjë që u pranua nga presidenti rus Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button