Sulmohet Statuja e Shqiponjës në Çair

Para disa çastesh është sulmuar me gurë dhe gjësende të forta Statuja e Shqiponjës në Çair. Incidenti ka ndodhur disa minuta para mesnate. Statuja ka pësuar dëmtim në dy penda të njërit krah, mëson Portalb.

Sipas dëshmitarëve okular, sulmuesit kanë qenë me veturë Fiat Punto, nga e cila kanë zbritur dy persona, kanë dëmtuar statunë dhe më pas janë larguar në drejtim të lagjes Autokomandë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button