Kurti: VV i mund të gjitha partitë tjera bashkë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e ka pritur që Qeveria e tij të kishte vetëm 50 ditë jetëgjatësi, teksa tha se në gjashtë muajt e fundit është dyfishuar partia e tij.
Kurti, në një intervistë për Euronews Albania, foli për zhvillimet e fundit politike, që nga prishja e koalicionit me LDK dhe tek përpjekjet për krijimin e qeverisë së re, transmeton Gazeta Express.
“Nuk e kam pritur që qeverisja do të zgjasë vetëm 50 ditë, por e kam ditur që do të jetë vështirë, sepse Kosova ende është shtet i kapur”, tha Kurti.
Ai duke iu referuar një sondazhi të fundit tha se Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para.
“Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë. Gjashtë muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetorit, kur doli e para.
Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi Kurti.