Zjarri kaploi një apartament në qendër të Shkupit

Flaka kaploi një ndërtesë përball Qeverisë së Maqedonisë në qendër të Shkupit.

Flaka ka kapur një pjesë të ndërtesës në katin e dytë, dhe nga reagimi i shpejtë i banorëve dhe zjarrfikësit është ndaluar katastrofë më e madhe.

Sipas policisë, ndezja e zjarrit ka ndodhur në ora 11.30 në ndërtesën nr.3 në bulevardin Ilinden.

Pronarja e apartamentit menjëherë ka kërkuar ndihmë nga fqinjët, pas së cilës është lajmëruar edhe ekipi i zjarrfikësve. Nga zjarri një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të zënies së frymës nga tymi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button