Në Damask vriten tetë nxënës dhe mësuesi i tyre
Së paku nëntë njerëz humbën jetën gjatë sulmit mbi shkollën në rrethinën e Damask. Televizioni shtetëror sirian lajmëroi se janë vrarë tetë nxënës dhe mësuesi i tyre.
Ata u shprehën se ky është një krim i tmerrshëm. Tetë nxënës janë vrarë së bashku me mësuesin e tyre në një shkollë në kampin Vafidin, lajmëroi televizioni. Incidenti ndodhi kur shkolla u qëllua nga granata. /portalb/