Sa do të kushtojë Restituio in integrum “njësisë më të vogël shoqërore” 

Duke sqaruar domethënien e termit Restitutio ad integrum apo Restituio in integrum nënkuptojmë rikthimi në gjendje të mëparshme, e cila përdoret në literaturën juridike, apo shërim i plotë që mund të haset edhe në literaturën e mjekësis. Qoftë në aspekt juridik apo mjeksor kemi ndryshim apo përfundim të një gjendje momentale dhe  transformim, në raste të caktuara rikthim në një gjendje të mëparshme. Dukuria e re shoqërore e quajtur “Globalizim” ku roli i saj është një ekonomi botërore më e lirë, më e hapur dhe e integruar, që nga mesi i shekullit të 19–të deri në Luftën e Parë Botërore nxiti një periudhë të paprecedentë paqe dhe rritje ekonomike. Kjo ishte “Periudha e Artë e sigurisë dhe lirisë”, e thënë me zë të lartë nga shkrimtari austriak Stefan Cvaig. Shkatërrimi i eksperimenteve kolektiviste të shekullit të 20, si nacionalizmi, komunizmi dhe fashizmi dhe efekti i tyre i thellë negativ mbi pasurinë dhe lirinë e kombeve, tashmë, njihet. Të gjithë modelet statiste (shtetërore) janë karakterizuar nga shtrëngime të pakapërcyeshme të rrjedhës së informacionit për drejtimin e shoqërive dhe marrëdhënia ndërmjet ekonomisë së tregut dhe të drejtave të individit ka qenë baza e të gjithë sistemeve demokratike liberale. Pra, koha ka vërtetuar se konsolidimet e tyre janë si etike, ashtu dhe praktike.

Mbijetesa e një sistemi të tillë kompleks dhe të brishtë i organizimit shoqëror kërkon një shtet të fortë (një ide e nxjerrë nga studiuesit që prej Adam Smithit deri te Douglass North), që i kufizon funksionet e tij në tre fusha: e para, sigurimi i të mirave publike (ato që nuk mund t’i sigurojnë tregjet); e dyta, brendësimin e pamjeve të jashtme, të cilat mund të mendohen gjithashtu si mjete shëruese të siguruara për dështimin e tregut; dhe e treta, për të ndihmuar njerëzit të cilët, për një sërë arsyesh, bëhen më këqij nga tregu, ose janë më të dobët kundrejt asaj çfarë ndodh brenda tij nga sa e gjen të tolerueshme shoqëria.

Përveç funksionit klasik të shtetit, mbrojtjes të të drejtave të pronës, e dyta dhe e treta kanë një rol “lehtësues”; me fjalë të tjera, ato duhet të jenë subjekt i një rishikimi konstant dhe duhet të përditësohen, eliminohen, ose zvogëlohen në qoftë se tregjet i shqyrtojnë zgjidhjet e veta (P.S. natyrisht, mbetet pyetja nëse sigurimi i disa shërbimeve nga shteti përcakton faktin nëse rezultojnë ose jo burime alternative të sigurimit privat, por ky është një problem më vete).

Pra, tregjet kanë nevojë për shtetin ashtu si shteti ka nevojë për tregjet dhe “Martesa më e mirë e të dyve është demokracia bashkëkohore liberale”, prandaj shteti duhet vetëm të kuptojë më mirë “interesin e tyre afatgjatë në një rregull ekonomik global bashkëpunues”. (Martin Wolf, “Pse globalizimi funksionon”). Dekadat e para të shekullit 21 karakterizohen me kriza të ndryshme qofshin ato ekonomike, sociale, lufta civile e qytetare që në një forme patën ndikim jo dhe aq shum te madh në krimin e një rendi të ri, ajo që goditi të gjithë Botën ku filloi kufizim i lëvizjes, kufizim i tregëtisë së lirë, kufizim i ushtrimit të veprimtarisë të subjekteve të caktuara u krijua me pandeminë e “famshe” Covid 19, një krizë mbarë shoqërore, krizë morale, krizë ekonimike, psikologjike ku kemi një sërë krizash tjera të cilat nuk mbarojnë me kaq, pas gjithë këtyre që u përmendën më lartë gjithashtu u krijua edhe kufizimi i levizjes, kufizim i kryerjes së veprimtarive të caktuara  edhe në “njësinë më të vogël shoqërore”. Ashtu siç është qeliza njësia themelore struktruale dhe funksionale  e të gjithë organizmave të gjallë edhe familja është njësia më e vogël dhe themelore e shoqërisë. Sipas George Santayana “Familja është kryevepra e natyrës”.

Dëmet që po i ndodhin ekonomisë botërore nga situata  me Covid-19, të njejtat dëme po i ndjenë edhe “njësisa më të vogël shoqërore”-familja. Në shtete të ndryshme kriza me pandeminë po manifestohet në forma dhe masa mbrojtëse të ndryshme, me çka po krijohet një rend i ri në familjet bashkëkohore, një organizim i ditës në një formë tjetër, organizimi i cdo pune po bëhet në një formë tjetër, jeta dinamike tani më nuk është si muaj më parë, por si do të ndikoj kjo në aspekt psikologjik te njeriu, një temë e gjërë diskutimi në mes personave adekuat të cilët po merren me këto dukuri. Ditëve të fundit po fillojn hapat e para të lehtësimit të masa restriktive, që në një formë po fillojnë shkëndijat e para të kthimit të jetës në gjendje të më parshme, do hapen cerdhet, shkollat, universitetet, kafenetë dhe gjithcka tjetër, por a do të jetë me të vertetë si më  parë, apo do shtiremi sikur ndodhi asgjë…Përgjigjen e kësaj pyetje do të na e japë koha,  koha gjithashtu shëron plagët, me shpresë se do ti shëroj plagët që i morëm nga Covid-19. Çdo pësim është mësim. Le të jemi optimist sepse një optimist sheh një mundësi në çdo fatkeqësi, ndërsa një pesimist sheh një fatkeqësi në çdo mundësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button