Nigeri, 150 persona humbën jetën nga “sëmundja misterioze”

Në Nigeri nga një “sëmundje misterioze” për tre ditë kanë vdekur 150 persona, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton Portalb.mk.

Drejtori i repartit për sëmundje ngjitëse të spitalit Amin Kano, Isa Abubakar, në një deklaratë për AA konfirmoi se në qytetin Kano nga e premtja deri të dielën kanë humbur jetën 150 persona si pasojë e një sëmundje që ende nuk dihet.

Abubakar tha se shumica e të vdekurve ishin mbi 60 vjeç, andaj ekziston mundësia që shkaku i vdekjes të jetë edhe koronavirusi.

“Ndoshta bëhet fjalë edhe për ndonjë sëmundje të re, por ajo që është e sigurtë është se nuk është normale që në afat kaq të shkurtë të vdesin kaq shumë njerëz”, tha Abubakar.

Në Kano në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit të enjten u shpall orë policore shtatë ditëshe, ndërsa në pesë ditët e fundit u konfirmuan 23 raste me koronavirus.

Në Nigeri numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 665, ndërsa nga fillimi kanë humbur jetën 22 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button