Ristovski: Personat me hendikep do t’i punësojmë në Administratë

Ministri i punës dhe politikës sociale, Spiro Ristovski, është i vtëdijshëm se gjendja e personave me hendikep nuk është ideale dhe se duhet ende për të bërë, kështu të paktën tha sot ai në ditën ndërkombëtarë të personave me aftësi të kufizuara.

“Ka edhe shumë për tu punuar që të arrihet inkluzioni i përgjithshëm i këtyre personave, sepse gjendja në të cilën janë momentalisht nuk i bën më të dallueshëm nga ne të tjerët. Për këtë qëllim jemi të obliguar tu sigurojmë qasje identike në secilin aspekt shoqëror’ potencoi Ristovski.

Mu për këtë qëllim, siç tha Ristovski, muajin e kaluar u formua Grupi koordinativ nacional në të cilin do të kyqen njerëz relevant të cilët do të kenë kompetencat e kësaj sfere por edhe persona nga sektori joqeveritar të cilët do të vërtetojnë plane aksionare me afate të caktuara dhe masa konkrete si dhe aktivitete për përparimin e statutit të personave me handikap.

Ai paralajmëroi gjithashtu edhe punësim të këtyre personave në administratën publike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button