Rreth 14.000 persona që kryejnë veprimtari të pavarur, do të aplikojnë për pagë minimale

Rreth 14.000 tregtarë-individual dhe kryerës të pavarur të veprimtarisë janë të regjistruar në Drejtorinë e të Ardhura Publike, të cilët janë të përfshirë me masën e pagesës prej 14.500 denarë për rrogë, njofton Portalb.mk.

Ata të cilët i plotësojnë kushtet nga Dekreti me fuqi të ligjit për mbështetje financiare të personave fizik që kryejnë veprimtari të pavarur, kërkesat deri te DAP do t’i dorëzojnë në fillim të muajit maj, gjegjësisht deri 5 maj. Ashtu siç thonë nga DAP, punojnë në përgatitjen e kërkesës dhe së shpejti do ta publikojnë

“Në sistemin E-personal të Drejtorisë për Ardhura Publike janë të evidentuar gjithsej 10.280 obligues të cilët kanë dorëzuar formular DLD-DB për vitin 2019-të dhe 3.865 obligues me shpenzim paushall vjetor neto. Të njëjtët kualifikohen për shfrytëzim të ndihmës financiare, nëse i plotësojnë kushtet nga Dekreti me fuqi të ligjit për ndihmë financiare për persona fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur a janë të goditur nga kriza shëndetësore KOVID-19”, thonë nga DAP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button