Si ta dini nëse buzëkuqi është cilësor ose jo?

Buzëkuqët në shumicën e rasteve përbmajnë përbërësit e mëposhtëm: vaj recini, lanolinë, parafinë, dyll blete, vazelinë, pigmente dhe ngjyrues. Buzëkuqët që kushtojnë lirë shiten kudo dhe janë shumë tundues, por bëni kujdes, informohuni para se t’i blini sepse ndonjëherë të blerit lirë kushton më shumë sesa paratë.

Cmimi i ulët do të thotë zakonisht cilësi e ulët. Buzëkuqët me cilësi të ulët nuk rrinë ngjitur siç duhet në buzë, dhe arsyeja e  kësaj qëndron tek përbërësit e lirë të përdorur, të cilët nuk krijojnë kohezion me njëri-tjetrin. Buzëkuqët e lirë janë ose shumë të lëngshëm, ose shumë të thatë. Në rastin e parë prodhuesit  kanë përdorur tepër vaj recini dhe vazelinë, kurse në rastin e dytë kanë përdorur tepër parafinë. Në të dyja rastet buzëkuqi nuk është i qëndrueshëm dhe largohet lehtë nga buza. Kurse ngjyruesit janë aq të fortë dhe të qëndrueshëm sa lënë njolla në buzë, edhe pasi buzëkuqi është zhdukur.

Rreziqet kryesore te buzkuqët e lirë janë ngjyruesit dhe pigmentet, sepse origjina e tyre është larg  produkteve organike. Gjithashtu ekziston një rrezik i reaksionit alergjik apo efekti toksik. Një mënyrë për të treguar nëse një buzëkuq është i mirë apo jo, është të provohet cilësia e tij. (Kjo vlen dhe për produktet e tjera kozmetike gjithashtu). Cilësia është një nocion kolektiv i cili përfshin disa karakteristika të produktit: qëndrueshmëria, dendësia, viskoziteti dhe lehtësia në përdorim.

Lajme të ngjashme

Back to top button