Rendi i ri botëror pas pandemisë

Akademiku, diplomati e studjuesi nga Hong Kongu, Kishore Mahbubani, ish-President i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thotë se pandemia e Covid-19 do të sjellë ndryshime në zhvillimin ekonomik global. Ai shkruan se Amerika e ka humbur besimin në një botë globale dhe në tregëtinë  ndërkombëtare. Kina akoma nuk e ka mbaruar mbetjen në margjinë, inferioritetin, izolimin e mënjanimin nga bota e zhvilluar. Pas reformatorit të madh, liderit komunist karismatik Deng Siao Ping, Kina doli nga izolimi dhe u bë fuqi ekonomike e faktor i rëndësishëm në skenën globale. Sot Kina është i vetmi rival që i kanoset SHBA-s. Nëse Vashingtoni do të vazhdojë dhe më tej të mbetet superfuqi, lidership në botë, të mbajë hegjemoninë, superioritetin dhe monopolizmin. SHBA duhet doemos të vazhdojë luftën për proteksionizmin ekonomik, hapjen e fronteve pa kompromis. Autori hongkongian Mahbubani pohon se SHBA ndodhet në udhëkryq, si në periudhën e luftës së ftohtë, kur bota ishte e ndarë në dy pole dhe për dekada me radhë vazhdoi duke hapur fronte e duke vendosur sanksione ndaj rivalit të atëhershëm – ish-Bashkimit Sovjetik. Atëherë Amerika e sfidoi me sukses rivalin e saj dhe e fitoi luftën duke mbetur supërfuqi, polic i vetëm dhe lidership në botë. Skenari i dytë është bashkëpunimi reciprok me Kinën.

Po të vazhdojë Vashingtoni zhvillimin global ekonomik me Kinën, në të ardhmen Kina do ta tejkalojë Amerikën në ekspansion ekonomik, do ta sfidojë dhe në fund do ta izolojë lidershipin botëror – SHBA-n.

“Kthimi në shtete nacionale dhe unitare”

Kohët e fundit revista “Foreign Policy” ka intervistuar disa ekspertë prominentë, të cilët thonë se pas pandemisë bota do të jetë më pak liberale, më pak demokratike, më pak e hapur dhe më pak e zhvilluar. Pas pandemisë shumë shtete do të dalin nga koalicionet dhe do t’i rikthehen shteteve nacionale, centraliste, unitare. Duke pasur parasysh shtetet-komb, ata do të jenë në gjendje të kontrollojnë lëvizjen ndërkufitare të njerëzve dhe ta kontrollojnë më lehtë përhapjen e viruseve dhe pandemive në të ardhmen. Pas pandemisë së tanishme, në pushtet do të vijnë forcat anti-globaliste, nacionaliste, populiste, të djathta e autokratike. Ato do të jenë kundër tendencave liberale e internacionaliste. Po ashtu dhe në vendet e Unionit Europjan mund të vijnë në pushtet partitë e djathta radikale e populiste, siç janë Partia për Zhvillim e Drejtësi e Erdoganit, partia konservatore Fidesz e Viktor Orbanit dhe partia ultra e djathtë Fronti Kombëtar e Marine Le Pen-it. Ardhja e këtyre forcave në pushtet mund ta çojë BE-n drejt shpërbërjes. Po qe se shtetet i kthehen identetit nacionalist të shtetit-komb, pas shpërbërjes së BE-s, Ballkani mund të rrëshqasë drejt përsëritjes së luftrave ballkanike të viteve ’90. Sërbia, së bashku me Rusinë si actor i fuqishëm, do të shkaktojë destabilizim në shtetet fqinjë – Kosovë, Bosnjë dhe Mal të Zi.

Gjenerata “C”

Gazeta “Washington Post” shkruan se disa çifte që kanë lindur foshnja në periudhën e Koronavirusit, i kanë emërtuar këto foshnja të posa-lindura si “gjenerata C”. Kjo gjeneratë, ndryshe nga gjeneratat paraardhëse, do ta ndryshojnë mentalitetin e jetës, stilin e të jetuarit. Ata do t’i kushtojnë më shumë rëndësi higjenës, marrëdhënieve intime, ashtu siç ndodhi, për shëmbull, me përhapjen e SIDA-s që njerëzit ndryshuan mentalitetin, kujdesin ndaj marrëdhënieve seksuale.

Kjo gjeneratë e quajtur “gjenerata C” do të fillojë me ide të reja tranzicioni. Do të thoë se “gjenerata C”, ose gjeneratat e ardhëshme “C” apo “D”, etj., do të investojnë për të qenë më tëë përgatitur për t’u mbrojtur  nga viruset, sëmundje epidemikesc se gjeneratat e mëparëshme.

X

Pas pandemisë njerëzit do të fillojnë të dalin nga karantina. Edhe pse ky sindrom ‘pandemi’ nuk do të eleminohet së shpejti, pritet që të hapen shkollat, institucionet, firmat e bizneset. Pra, njerëzit pritet të kthehen në punë muajt e ardhshëm. Pas daljes nga karantina, izolimi, shumica e njerëzve do të jenë të traumatizuar. Mungesa e ngrohtësisë njerëzore, mungesa e takimeve, solidaritetit, e ndarjes së ngushëllimeve dhe gëzimeve me njeri-tjetrin do të kenë pasoja mendore, trauma, neuroza e kriza psiqike. Po ashtu, karantina, izolimi do të ndikojë edhe tek pleqtë e fëmijët; ata do të jenë të traumatizuar, si të dalë nga lufta.

“Jetojmë në një botë aksidentale”

          Një ndër akademikët e filozofët në të shquar të shekullit XX, Karl Popper (1902-1994) shkruan në veprën e tij “Mjerimi i historicizmit” se njerëzimi në të gjithë epokat ka jetuar në një botë aksidentale. Njerëzimi mund t’i humbasë brenda një periudhe të shkurtër të gjitha arritjet, progresin, zhvillimin që ka arritur gjatë shekujve. Ai mund të kthehet mijëra vjet mbrapa në botën e lashtë. Bota mund të shkojë në apokalips, në skëterrë. Njerëzimi mund të ndryshojë prirjen, esencializmin, vizionin, metogologjinë e shkencave empirike. Shoqëritë mund të priren ndaj misticizmit, dogmave dhe ezotericizmit (okultizmit, spiritualizmit, meditimit, magjisë, etj.), shkruan Pepper. Asgjë nuk është e sigurtë. Mund të përhapen viruse, pandemi të panjohura të cilat në të kaluarën kanë shfarosur shumë popuj, miliona njerëz. Popper-i jep përfundimisht një maksimë sipas të cilës e ardhmja mbetet mister, enigëm dhe thellësisht e panjohur.

Shumë opinionistë, të cilët e kanë lexuar këtë vepër, thonë se fjalët e Pepper-it ishin fraza hipotetike dhe imagjinare. Por më në fund mendimet e Pepper-it u konsideruan si profeci të këtij filozofi largpamës, si thenie të njërit prej mendjeve më të ndrituraa të shyekullit 20.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button