Vaksinat dhe temjani nuk ndihmojnë me koronavirusin e ri

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Mes pandemisë së koronavirusit të ri, ndër gjërat që nuk u zhdukën janë ilaçet “mrekulli” për këtë virus dhe sëmundjen që ai e shkakton.

Me dezinformatat nga kjo fushë merren shërbimet e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilat luftojnë kundër dezinformatave në lidhje me koronavirusin e ri dhe ilaçet e rreme për të. Kështu, Raskrinkavanje.me merret me disa pretendime se nga njeriu mund të shpëtohet virusi i ri i koronës me temjan.

Këtë pretendim e ka publikuar një portal në Mal të Zi, duke iu referuar doktorit Ivo Gjurisiq, ish drejtorin e Qendrës Shëndetësore në kryeqytetin Podgoricë, i cili tha në emisionin televiziv serb “Naçisto” ka thënë se temjani e vret koronavirusin. Por kjo teori  është hedhur poshtë nga Organizata Botërore e Shëndetit, përfshirë Institutin e Shëndetit Publik të Malit të Zi, i cili thotë se temjan nuk ndihmon.

“Lista” e barnave të mrekullueshme përfshin “vaksinën BSZh” dhe që ai i mbron të porsalindurit nga koronavirusi i ri.

Por hutimi rreth vaksinës BSZh dhe pranisë së antigjeneve kundër tij është i pabazuar, pasi një vaksina është e vjetër një shekull, dhe pretendimet janë relativisht të reja, por të pabaza, shpjegon dr. Tomasoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button