Japonia shpalli gjendje emergjente mbarëkombëtare
Japonia ka vendosur sot që të shpallë gjendje emergjente mbarëkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Portalb.mk.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo News, një zyrtar qeveritar ka thënë se kryeministri Shinzo Abe ka vendosur që gjendja e emergjencës të shtrihet në mbarë vendin për të frenuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Më 7 prill, qeveria e udhëhequr nga Abe shpalli gjendje emergjente në shtatë provinca, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio.