Trump: Marrëveshja për naftën do të shpëtojë mijëra vende pune në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë e lavdëroi marrëveshjen e prodhuesve botëror të natës për uljen e prodhimit të naftës së papërpunuar në nivel global dhe shtoi se falë kësaj, do të shpëtohen vende të punës në industrinë amerikane, njofton MIA, transmeton Portalb.mk

“Marrëveshja shpëtoi mijëra vende pune në fushën e energjetikës në SHBA”, tha Tramp.

Ai potencoi se e ka falënderuar dhe ka uruar presidentin rus Vladimir Putin dhe mbretin saudit Slaman për marrëveshjen e arritur, transmetojnë mediat britanike.

Anëtaret e OPEK-ut dhe aleatët e tyre nënshkruan marrëveshje për uljen e prodhimit të naftës në 9,7 milionë barel në ditë, kumtoi paraprakisht Ministria e Energjetikës të Kazakistanit.

Në kumtesë thuhet se është arritur marrëveshje për uljen e prodhimit të naftës për dy muaj , duke filluar prej 1 majit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button