Pandemia (kur) koronavirusi, solidariteti dhe puna në distancë bëjnë jetën

Shumë prej jush/nesh jetojmë në këtë kohë të koronavirusit në të njëjtën mënyrë. Me frikë për një ardhmërri jo të sigurtë, frikë nga humbja e një pjese ose e të gjitha mjeteve të ekzistencës, frikë nga sëmundja ose vdekja, frikë nga një botë që është duke u skicuar për të cilën nuk kemi imagjinatë.

Përkundër këtyre ditëve të heshtjes dhe ankthit, në traditën e njerëzimit, ka rilindje: një shpresë të përtërirë, një besim të gjeturë, një fillim të ri. Unë besoj se është gjithashtu ajo që ka ndodhur javët e fundit. Me gjeste të solidaritetit individual (ndihëma për një fqinjë) ose në grupe (kontakte me miqët, nxënsit, studentët  duke qëndruar në shtëpi) ne i dhamë ose pranuam shpresë. Nëpërmjet thirrjeve në mediat sociale për miqtë dhe familjet, ne thamë dhe menduam se nuk ishim vetëm. Ne u besuam këtyre gjesteve, të cilat edhe pse nuk e zëvendësojnë praninë fizike, tregojnë të vërtetën e lidhjes së miqësisë dhe solidarizmit.

Po për punën në distancë ?

Puna nga distanca nga shtëpia rezulton të jetë e pakëndshme dhe e rëndë. Kështu, së pari, duhet të ketë një adaptim në hapësirë dhe kohë: një distancë sociale ose profesionale, asnjë shkëmbim me kolegët, asnjë ndihmë që ne jemi mësuar të kemi nga kolegët tanë dhe hierarkia jonë. Pastaj, së dyti, kuptojmë se bota virtuale po merr vendin e vetë gradualisht. Kështu, disa postime elektronike të bëra për t’i bërë gjërat të ndodhin, por pa ngatërruar mesazhet, thirrje telefonike për të sqaruar raste komplekse për të shmangur kontaktet, imazhet e kolegëve që fiksohen në kujtesat tona pa i parë ato për disa javë.

Puna nga distanca përfaqëson një varfërim në krahasim me ndjenjën e të qenurit para një audience (palë, klientë, studentë e nxënës). Pra nuk ka më një dimension fizik në bashkëveprimet normale: të kuptuarit nga sjelljetë dhe gjestet, gjuha korporale, pyetjet dhe përgjigjet të përgjthshme janë humburë, sinergjia e ekipit dhe ndihma e ndërsjellët midis kolegeve dhe hierarkisë është e copëtuar, ndihma në mes nxënsve, studenteve është fundosur.  Të gjitha këto vlera janë humbur me punën në distancë por ” Puna në distancë është shumë më pak e këndshme por funksionon”. Sidoqoftë, nuk guxon të shqetësohemi, megjithatë do të ja dalim si kurrë më parë më të fortë.

Në fundë, përtej vështirsive që po kalojmë, mendimet e mia padyshim shkojnë tek ata, që kanë humbur një të afërm, një mik, një të dashur, të cilët po kalojnë një zi, ne do të dimë se si të vendosim shpresë dhe besim tek ata. Rri në shtëpi. !

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button