Koalicioni i udhëhequr nga sauditët shpalli armëpushim në Jemen

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët, që lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen, ka njoftuar një armëpushim duke filluar nga data 9 prill.

Rebelët Huthi kanë mbështetjen e Iranit.

Armëpushimi është shpallur në mbështetje të përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund një luftës pesë-vjeçare, transmeton REL.

Armëpushimi do të zgjasë për dy javë, dhe ka mundësi të zgjatet përtej kësaj kohe, tha zëdhënësi i koalicionit ushtarak, Turki al-Malki.

Ai gjithashtu tha se armëpushimi po shpallet për të shmangur një shpërthim të mundshëm të koronavirusit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim në të gjitha konfliktet globale, për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe veçanërisht bëri thirrje për ndërprerje të luftimeve në Jemen.

Guterres e përshëndeti njoftimin, duke thënë se “kjo mund të ndihmojë në përparimin e përpjekjeve drejt paqes, si dhe në përgjigjen e vendit ndaj pandemisë së COVID-19”.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, përshëndeti shpalljen e armëpushimit dhe u bëri thirrje palëve ndërluftuese të përdorin mundësinë për të ndaluar menjëherë të gjitha armiqësitë dhe të përparojnë drejt një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Por, është e paqartë nëse lëvizja rebele Huthi do të pajtohet me armëpushimin.

Zëdhënësi Mohamed Abdulsalam tha që Huthi i kishte dërguar Kombeve të Bashkuara një plan gjithëpërfshirës që përfshin edhe përfundimin e luftës.

Propozimi i Huthi-t “do të hedhë themelet për një dialog politik dhe një periudhë kalimtare,” tha Abdulsalam.

Disa orë pas njoftimit, televizioni shtetëror saudit tha se rebelët Huthi nisi një raketë balistike në qytetin Marib Jemenit.

Jemeni, vendi më i varfër i botës arabe, është zhytur në dhunë pasi rebelët Huthi rrëzuan qeverinë nga pushteti në fund të vitit 2014.

Konflikti, i cili është zhvendosur në një luftë ndërmjet midis Arabisë Saudite dhe Iranit, ka nxitur krizën më të rëndë humanitare në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button