Ambasadorja Kim flet me Ramën, Metën e Bashën: Qëndroni të bashkuar, nuk është koha për politikë
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lavdëroi bashkëpunimin mes Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha në luftën kundër COVID-19, transmeton OraNews.
Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se nuk është koha për të bërë politikë por për të qëndruar të bashkuar pasi është e vetmja mënyrë për të luftuar pandeminë.
“Bisedova me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemorkatin Lulzim Basha për t’i lavdëruar për bashkëpunimin e tyre në luftën kundër COVID-19. Tani nuk është koha për të bërë politikë. Lufta nuk mund të fitohet pa bashkëpunimin dhe disiplinën si nga liderët politikë ashtu edhe nga populli” – shkruan ajo.