Edhe një mandat për Ixhet Memetin
Sot, në seancën në të cilën u miratua Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, Kuvendi i RM-së rizgjodhi Ixhet Memetin në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.
Për vazhdimin e mandatit të tij tetëvjeçar votuan vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa munguan ata të opozitës.
Memeti u zgjodh për herë të parë në këtë detyrë në vitin 2004. Deri atëherë, ai ushtronte detyrën e ministrit të Drejtësisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim./Portalb