Tetovë, Fillojnë kremtimet e ndërrimit të motmoteve

Një ekip i Komunës së Tetovës në prag të festës së Vitit të Ri, të hënën ka vizituar Çerdhen për Fëmijë “Mlladost”. 

Në një atmosferë festive, shefi i kabinetit të kryetarit, Muharem Idrizi, u ka dhuruar fëmijëve të kësaj çerdheje pako me dhurata.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Faton Murseli, tha se me këtë vizitë fillon agjenda festive e komunës, e cila këtë vit është përqendruar më tepër në aktivitete nëpërmjet të cilave dëshirojmë të jemi sa më pranë qytetarëve. 

Sipas tij, kjo agjendë përfshinë përkushtimin ndaj kategorive sociale, ndaj fëmijëve dhe grupeve tjera të qytetarëve me status social të rrezikuar.

Drejtoresha e çerdhes “Mlladost”, Arlinda Elezi, ka falënderuar komunën e Tetovës për dhuratat dhe për përkrahjen e vazhdueshme për këtë çerdhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.

Ekipi i komunës së Tetovës ka vizituar edhe Qendrën Ditore të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, ku kanë shpërndarë dhurata për festën e Vitit të Ri. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button