Shqipëri, Gjakmarrja u rrit më 2012, u vranë edhe femra

Shifra të frikshme vrasjesh në një vit, ndërsa fajtor mbetet sërish i konsideruari fenomeni i “gjakmarrjes”.

Nga raporti vjetor i Komitetit mbarëkombëtar për pajtimin e gjaqeve, numri i viktimave është 118 ndërsa në pritë nuk kursehen as gratë dhe fëmijët.

Ngjarjet kriminale që në themel kanë të vepruarit sipas ‘Kanunit’ tregojnë se në të shumtën e rasteve ku policia i klasifikon si vrasje për gjakmarrje ose hakmarrje; në të vërtetë kanë si motiv hakmarrjen në momentin kur vrasësi është i favorizuar nga drejtësia.

Dy raste tipike për këtë vit vijnë nga Shkodra, ndërkohë autorë të dy vrasjeve për gjakmarrje u vunë në pranga për vrasje me dashje; në njërën ngjarje autor ishte një femër dhe në rastin tjetër ishte një i mitur vetëm 15 vjeç. Policia dhe aktorët e tjerë i klasifikuan aktet si vrasje për gjakmarrje, por që policia, prokuroria dhe gjykatat nuk i kishin dënuar autorët e vrasjeve të njerëzve të tyre./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button