Qeveria miraton buxhetin 2013, opozita bllokon Parlamentin

Pak më parë ka mbaruar seanca e Qeverisë në të cilën janë pranuar vetëm 44 amendamente të opozitës të cilat i kanë pëlqyer ministrit të financave Zoran Stavrevski.

Sipas medieve maqedonase, bëhet fjalë për shkurtim vetëm 3 milionë eurosh të buxhetit të me anë të amendamenteve të lartpërmendura.

Portalb ka realizuar disa analiza ekonomike për atë se çfarë përmban buxheti i këtij viti. Duke u nisur nga ajo që: Nuk ka para për projektet shqiptare, përdoret si karrem për të fituar zgjedhjet si dhe se pa mbaruar projektet e vjetra, kërkojnë para për të rejat.

Pasi që kaloi në Qeveri, buxheti nesër do të dërgohet në Kuvend të votohet para Vitit të Ri.

LSDM dhe opozita shqiptare kishin përgatitur më shumë se një mijë amandamente.

Ndërsa, nga ana tjetër opozita maqedonase është mobilizuar dhe në krye me liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe partnerin e tij të koalicionit Ljupco Georgievski janë nisur drejtë Parlamentit për të protestuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button