Rast tragjik, varet një fëmijë 12 vjeç në Gostivar

Një fëmijë i mitur, në moshën 12 vjeçare është gjetur i varur në shtëpinë e tij në fshatin Çajle të Gostivarit. Sipas policisë, bëhet fjalë për vetëvrasje.

Nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë informojnë se rreth orës 16 e 30 minuta është paraqitur rasti. 

Trupin e fëmijës me litar në fyt e ka gjetur nëna e tij në tavanin e shtëpisë në fshatin Çajle. Ajo dhe fqinjët në tentim shpëtimi fëmijën e kanë dërguar menjëherë në spital të qytetit por ka qenë vonë sepse fëmija kishte vdekur.

Policia e heton rastin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button