Zëri : Të ndalet diskriminimi etnik në investimet kapitale

Lëvizja Qytetare Zëri shpreh shqetësimin dhe indinjatën e saj në lidhje me karakterin monoetnik të investimeve kapitale dhe diskriminimit ekonomik që u bëhet vendbanimeve shqiptare nga qeverisja aktuale.

Pak ditë më parë qeveria paraqiti planet për një nga investimet kapitale në sferën e turizmit që do të bëhet në fshatin Ljubanishtë të Ohrit me të cilën do të investohen dhjetëra milion euro si dhe do të hapet një perspektivë dhe vende të reja pune për banorët lokal. Edhe këtë radhë qeveria aktuale në mënyrë të drejtpërdrejtë injoron nga konkurrenca plazhet dhe kapacitetin turistik të Strugës duke orientuar investitorët e huaj vetëm në Ohër.

Sot shqiptarët në Strugë dhe në qytetet tjera po i përjetojnë direkt pasojat nga ndikimi e këtij diskriminimi ekonomik ku për dallim nga qytetet shqiptare, në qytetet e Maqedonisë lindore janë orientuar të gjitha ndërmarrjet e huaja për të investuar dhe vepruar.

Qytetarët strugan kërkojnë ti jepet fund diskriminimit qe po i bëhet Strugës si qytet turistik në krahasim me Ohrin. Orientimi i turistëve dhe investitorëve të huaj vetëm në Ohër që tashmë është bëre praktikë, dëmton rënd bizneset private në Strugë.

Kërkojmë që ky diskriminim të ndërpritet dhe në strategjinë promovuese nga qeverisja qëndrore si zone turistike përkrah Ohrit të përfshihet dhe Struga.

Si rezultat i kësaj politike diskriminuese ekonomike shqiptarët sot po përballen me papunësi rekord, mos pasje e një perspektive në vend si dhe emigracion masiv, me ç’rast në të ardhmen e afërt do të konsistojë edhe me probleme demografike për vendbanimet shqiptare.

Partia aktuale në pushtet si dhe opozita duhet të kushtëzojnë miratimin e buxhetit për vitin 2013, dhe tu tregojnë shqiptarëve se cili është plani dhe strategjia e tyre konkrete për të përmirësuar gjendjen aktuale ekonomike, zbutjen e papunësisë dhe uljen e emigracionit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button