Pompeo përshëndeti hapjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur vendimin e BE-së për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.
Përmes një postimi në Twiter, ai ka thënë se ShBA-ja do të vazhdojë të mbështesë dy vendet
“Ne mirëpresim vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës”, shkruan Pompeo në llogarinë e tij në Twiter.
Më 24 mars, vendet e BE-së arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
27 vendet-anëtare, pas negociatave të vështira, ranë dakord që metodologjia e propozuar e rinovua e Komisionit Evropian për anëtarësim është e kënaqshme dhe se përparimi i reformës së Maqedonisë së Veriut është i mjaftueshëm për të hapur negociatat e aderimit në Bashkimin Evropian.