Kurti: Thaçi më ftoi ta nënshkruajmë marrëveshjen për shkëmbim territorial me Serbinë, me mua s’bëhet kurrë

Kryeministri Albin Kurti ka zbuluar bisedën që kishte me presidentin Hashim Thaçi në takimet e tyre.

Ai tha se Thaçi ka kërkuar nga ai që të bëjnë një marrëveshje me Serbinë, e cila është e dëmshme për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“E takova presidentin dhe s’u morëm vesh. Ai më tha hiqe taksën shkojmë bashkë në Washington dhe e heqim qafe Serbinë. Tha ne jemi ndryshe nga kryeministrat tjerë sepse jemi të zgjedhur prej popullit dhe e heqim Serbinë prej qafe. Marrëveshje e keqe që të rëndohet qafa prej saj”.

“Ideja është me e heqë tarifën për me ta publikuar marrëveshjen. Në këto pazare të rrezikshme dhe të dëmshme. Nuk mund të më kenë mua si bashkëpunëtor”.

“Por si në pozitë të kryeministrit që jam nuk janë të mundshme të bëhen këto marrëveshje”.

“Edhe tendenca për ta shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme s’kishte të bënte me koronavirusin. Në kohën kur kanë qenë vetëm 19 raste dhe asnjë i vdekur. Dëshironte dhe insistonte që me çdo kusht”.

“Ai doli e tha: Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i repsketojnë vendimet antikushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata. As policia e Kosovës as organet e sigurisë nuk duhet zbatuar këtë vendim”.

“Një person që s’ka autorizim të flasë kështu e sulmon rendin kushtetues duke thirrur në padëgjueshmëri organet e policisë. Por, siç e patë asnjë polic nuk e ndoqi presidentin.  Të gjithë zyrtarët policorë zbatuan vendimet e Qeverisë. Presidenti është i vetmuar në popull dhe në organet shtetërore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button