Një i vdekur, gjashtë të lënduar në aksident trafiku

Aksident i rëndë trafiku ka ngjarë në rrugën tek fshati Topolnicë të Radovishit në të cilin, sipas informatave të para, një person humbi jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar, ndërsa në fatkeqësinë kanë marrë pjesë një xhip “Lada niva” dhe vetura “BMW”, raportoi MIA.

Mjeku Kiro Nikollovski nga ndihma urgjente mjekësore thekson se personat e lënduar rëndë janë hospitalizuar menjëherë në spitalin klinik në Shtip. 

“Personat e lënduar janë me thyerje të rënda në kraharor, ekstremitete, deklaroi Nikollovski.
Në rrjedhë është hetimi i institucioneve kompetente në vendin e aksidentit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button