Kryesisht me diell, vranësira lokale
Në Maqedoni sot gjatë orëve të mëngjesit do të ketë paraqitje të akullit nëpër rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të ketë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat do të sillen prej -7 deri në 7 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mesatarisht vranët, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, por me erë të ftohtë. Temperaturat do të sillen prej 2 deri në 4 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës do të ketë mot me mjegull, me vranësira lokale dhe me rreze të kohëpaskohshme dielli. Portalb ju dëshiron fundjavë të këndshme!/Portalb