I biri ngulfati nënën e vet
I biri njëzet vjeçarë me duar ka ngulfatur nënën e vet, konfirmoi obduksioni i trupit të 69 vjeçares nga Negotina. Ajo pardje u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.
I akuzuari, më datën 18 të këtij muaji, në ora 20:00, në shtëpinë e tij në rrugën “Dame Gruev” në Negotinë, ngulfati nënën e tij pasi paraprakisht ishin grindur. Shkaku për zënkën ishte mosdurimi dhe marrëdhëniet e prishura familjare.
I akuzuari, pasi kreu veprën u largua nga shtëpia, e kur u kthye në ora 22:30, lajmëroi ndihmën e shpejtë mjekësore.
Ndryshe, D.S edhe përpara është lajmëruar për vepra penale, kërcënim të sigurisë gjatë dhunës në familje dhe shkaktim të lëndimeve trupore.
Gjykatësi hetues të akuzuarit i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Këtë, siç theksohet, e konfirmuan rezultatet e obduksionit të kryera mbi trupin e viktimës. /portalb/