Albin Kurti: Agim Veliu kreu tradhti të dyfishtë, prandaj s’u tolerua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ish-ministri Agim Veliu ka bërë tradhti të dyfishtë, prandaj nuk është toleruar.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme tha se ministri i Brendshëm kreu tradhti ndaj Qeverisë ku bënte pjesë dhe ndaj Policisë së Kosovës në krye të së cilës ishte, njofton Klan Kosova.

“Ish-ministri kreu tradhti të dyfishtë sepse po të jesh ministër i Brendshëm dhe të kërkosh kokë më vete Gjendje të Jashtëzakonshme dhe ta përçmosh policinë që në mënyrë të shkëlqyeshme ka kryer detyrat që janë dhënë”.

“Në Policinë e Kosovës vazhdon orari 8 orësh. Ende s’kemi kaluar as me 12 orë. Pse u dashka të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme? Kapacitet e Policisë janë më të mëdha sesa ato që i përdorim ne edhe sonte. Pse pa u shfrytëzuar policia maksimalisht të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme? Është e pashembullt dhe tradhti”.

“Gjatë tërë kësaj kohe sa ishte ministër, ish-ministri vetëm një mbledhje e ka mbajtur lidhur me parandalimin e koronavirusit. Tradhtia e dyfishtë ndaj Policisë në krye të së cilës u vu nuk mund të tolerohet”.

Kurti tha se për shkarkimin e Veliut e ka informuar kreun e LDK-së, Isa Mustafën, gjysmë ore përpara dhe se ka kërkuar emrin e ri.

“Jemi zotuar që do të mbajmë qëndrime të njëjta për çështja që do ta na dalin. Po të mos ishte deklarata e mesnatës sot do të kishim një situatë tjetër. Nuk mund të kemi një qeveri të re me ministra që i sinkronizojnë qëndrimet nga regjimi i vjetër. Ajo kohë dhe ai kaputill është mbyllur dhe ka marrë fund”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button