Virusi korona në RMV, këto janë vendimet e Qendrës për menaxhim me kriza
Shtabi i përgjithshëm sot në hapësirat e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) ka mbajtur takim lidhur me ekzistimin e gjendje së krizës në një pjesë të territorit të vendit, gjegjësisht në komunën e Dibrës dhe Qendrës Zhupa për përballje me përhapjen e koronavirusit, njofton MIA.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku i prezantoi pikat e planifikuara në rendin e ditës të cilat i miratuan pa vërejtje.
Siç kumtoi QMK njëri prej konkludimeve të seancës së sotme është që Qendra për menaxhim me kriza ta organizojë dhe koordinojë vendosjen e artikujve për ushqim dhe mjete teknike në zonat e krizës. Kërkesa që të dorëzohen deri tek Qendra për menaxhim me kriza dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Njësitë e vetëqeverisjes Lokale në Dibër dhe Qendrën Zhupa do të përcaktohen terminet dhe vendet për marrje.
Është sjell edhe konkludim për daljen e personave dhe bartjen e artikujve për ushqim dhe mjete teknike materiale nga zona e krizës, si dhe për personat të cilët janë ngujuar në vendet e banuara në perimetrin e sigurimit dhe nuk janë pjesë e zonës së krizës, është ndaluar dalja e të njëjtës, ndërsa institucionet do t’ua sigurojnë nevojat në produkte ushqimore, pajisje dhe ilaçe.
- LEXO: RMV, shtatë personat janë negativ në testin për koronën, nga Tetova, Kumanova, Kërçova dhe Ohri (VIDEO)
- LEXO: MPJ e RMV: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me personat që janë në vendkalimet kufitare shkaku i virusit korona
- LEXO: Qeveria i rekomandoi Prokurorisë të veprojë për lëndët lidhur me vendimet dhe masat për parandalimin e koronavirusit
- LEXO: RMV, Banka Popullore: Bankat, kursimoret, këmbimoret vazhdojnë të punojnë
- LEXO: Apostolov: Të rinjtë që shëtisin nëpër kafene le ta dinë se në klinikën infektive nuk ka WIFI