Haxhiu: Do të denoncohet secili punëdhënës që nuk i liron nënat vetushqyese

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të penalizohen ato kompani që nuk i lirojnë nga puna nënat vetushqyese për t’u kujdesur për fëmijët e tyre në këtë periudhë të mbylljes së shkollave dhe çerdheve.

Ajo tha se do të denoncohet secili punëdhënës që e shkel vendimin, njofton Klan Kosova.

“Punëdhënësit duhet të zbatojnë Vendimin e Qeverisë edhe për nënat vetushqyese. Pika e parë e Vendimit të Qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve. Në rastet e nënave vetushqyese ky Vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mospërmendjes shprehimisht në Vendim”.

“Nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme. Abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet! Qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të lirohet nëna! Do ta denoncojmë secilin punëdhënës që e shkelë Vendimin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button