4 hapa si të shmangni zvarritjen

Disa njerëz pretendojnë se zvarritja i motivon ata. Të tjerë thonë se punojnë më mirë nën presion. Jay Shetty dekurajon lejimin e zvarritjes që të bëhet një zakon, transmeton Class.

“Zvarritja nuk është një zgjidhje afatgjatë. Pra, nëse ju po e bëni këtë për rreth një muaj, ose për tre, është mirë, por shtyrja në afat më të gjatë mund të kufizojnë me të vërtetë potencialin tuaj”, shpjegon Jay Shetty.

Ja si mund ta parandaloni atë:

1. Hapi i parë është identifikimi i asaj për të cilën po zvarriteni. Ju zakonisht zavarriteni për gjëra që janë të mërzitshme, të bezdisshme, të paqarta, të pastrukturuara, të rënda apo gjëra pa një qëllim.

2. Frika.

Ju keni frikë nga 4 gjëra: dështimi, pritshmëritë, mundësitë dhe pendimi. “Ne frikësohemi se do të dështojmë. Kemi frikë se nuk do të funksionojë. Kemi frikë se pritshmëritë janë shumë të larta apo të ulëta, ose kemi frkë se gjëja që kemi në kokë nuk do të jetë ashtu siç e imagjinojmë. Ne këmi frikë se nuk zotërojmë aftësitë e duhura dhe pastaj ndihemi të penduar. Ne pyesim veten: ‘Nëse e bëj këtë, a do të pendohem? Nëse nuk e bëj këtë, a do të pendohem?”- ka thënë ai.

Duhet të kuptoni se nga ju buron frika dhe më pas ta zgjidhni atë.

3. Edhe kur keni dyshime, mos dyshoni tek vetja

Shetty beson se një nga mënyrat më të mira për të hequr vetë-dyshimin është thjesht të filloni. I gjithë planifikimi në botë nuk mund t’ju përgatisë plotësisht për të ndërmarrë hapin e parë, i cili është më i frikshmi.

4. Të thyesh zakonin e zvarritjes

Nëse nuk ballafaqoheni me atë që keni frikë, do të vazhdoni të jetoni me frikë, sepse ju nuk po mësoni prej saj dhe nuk po e merrni seriozisht. Por në momentin që do të identifikoni frikën, ju do të arrini të shndërroni frikën emocionale në mirëkuptim logjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button