Kledi Kadiu tregoi pse virusi në Itali u përhap me shpejtësi

Balerini i njohur Kledi Kadiu në një lidhje skype nga Itali për RTV Ora tha se në Itali virusi Covid 19 u përhap me shpejtësi pasi fillimisht nuk u mor seriozisht nga popullata.

Me gazetaren Beti Njuma, ai tha se në Itali ende nuk janë mbyllur restorantet dhe lokalet siç mori vendim qeveria shqiptare.

Kledi Kadiu: Mos të tregohemi sipërfaqësore, por të respektojmë rregullat që na japin. Arsyeja që pse në Itali u përhap shpejt ky virus ishte sepse të gjithë ne vazhduam të jetonim një jetë normale. Nuk e kuptuam. 

Deri tani ky ligj siç e bëtë në Tiranë që sot u mbyllën restorantet dhe kafentë akoma nuk është. Këtu deri në orën 6 njerëzit mund të shkojnë, por nuk ka njeri. Po i mbyllin vetë sepse nuk ka klientelë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button