Takim ndërmjet Menduh Thaçit dhe Ramush Haradinaj
Menduh Thaçi, kryetari i PDSH-së sot u takua me ish-kryeministrin Ramush Haradinajn, udhëheqësin e AAK-së, transmeton Portalb.mk.
“Me rëndësi është që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike duke garantuar votën e lirë të qytetarëve, që është garancë për formimin e institucioneve stabile dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës”, deklaroi Haradinaj në facebook.
Haradinaj theksoi se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike jo vetëm në RMV, por edhe në Kosovë.
Përndryshe, në fundjavë PDSH-ja e Menduh Thaçit e ka konfirmuar se në zgjedhjet e 12 prillit do të garon e vetme në zgjedhje, sikurse BDI-ja që do të garon vetëm. Ndërkohë, Aleanca për shqiptarët (ASH) dhe Alternativa (AAA) kanë arritur koalicion, ndërsa Lëvizja Besa (LB) ka arritur koalicion me LSDM-në.