Sali Berisha do të jep dorëheqje nga funksionet e veta në Partinë demokratike

Me një fjalim, kryeministri në largim i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi që do të jap dorëheqjen nga funksionet e veta në forumet e Partisë Demokratike. Ai deklaroi se do të qëndrojë në Partinë Demokratike për të dhënë kontributin e tij, ndërsa e konsideroi këtë fjalim, jo si fjalim lamtumire, por si një veprim normal pas zhvillimeve të fundit.

Ai tha se ky mesazh ishte i vonuar, por e justifikoi këtë duke thënë se e bëri për të respektuar punën e  komisionarëve që numëronin votat e shqiptarëve.

Kryeministri theksoi se i bindet verdiktit të sovranit, i cili foli me votë dhe votoi alternativën tjetër.

Berisha gjithashtu i uroi kundërshtarit të tij Edi Rama mbarësi në detyrën e re.

“Qytetarët votuan alternativën tjetër, sepse kundërshtarët kanë premtuar shërbime shëndetësore falas, ulje të taksave për 95 për qind të popullsisë e këto premtime ne nuk mund t’i bënim dot, sepse ato bien në kundërshtim me barazinë sociale dhe me konkurrencën e ndershme”, tha Berisha.

Më tej, me bindjen se PD do të rivije në pushtet, Berisha u shpreh se në mandatin tjetër do të realizohen të gjitha premtimet e bëra për zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa bëri një retrospektivë?? të punës 8-vjeçare në krye të qeverisë.

Ndërkohë mbledhja e fundit e Qeverisë pritet të zhvillohet të enjten në orën 11.00.

Lajme të ngjashme

Back to top button