Kombinoni kështu getat e bardha dhe do të dukeni si një modele e Chanel (FOTO)

Me siguri, ashtu si unë, edhe shumicës prej jush getat e bardha ju sjellin në mendje fustanet e fëmijërisë, mësimet e baletit apo Blair Waldorf, vajzën e Gossip Girl. Mirëpo, së fundmi getat e bardha i pamë në pasarelën e Chanel, gjatë prezantimit të koleksionit pranverë 2020, shkruan Class.

Chanel riktheu trendin e dikurshëm duke na bërë të ndihemi nostalgjikë dhe të hapim albumet e fëmijërisë. Pasi pamë modelet e Chanel, të gjitha jemi kurioze të shohim si do të dukej ky trend te ne.

.

Duhet ta pranojmë që ky është një trend i guximshëm. Nëse deri më tani jemi mësuar të shohim geta të çdolloj ngjyre, getat e bardha janë diçka që nuk i shohim prej vitesh në rrugët e qytetit. Në gardërobën time, ashtu si në të shumë vajzave ka pafund geta nude dhe të zeza, por me sa duket, duhet të bëjmë vend në dollap edhe për getat e bardha.

.

Blogerja Belle Bakst eksperimentoi duke u frymëzuar nga pasarelat e Chanel dhe ia doli me sukses t’i vishte getat e bardha në mënyrën më trendy të mundshme.

.

Si t’ia bëni të dukeni edhe ju si modelet e Chanel? Mund të frymëzoheni nga Belle Bakst. Mjafton t’i kombinoni getat e bardha me një fustan serioz ose një fustan darkash, me një fund dhe pulovër, një kostum stofi ose ashtu si ndiheni më komode. E sigurt është që ky do të kthehet në supertrend. Kur e thotë Chanel…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button