AShMAA: Dënimet me burg për gazetarët mund të çojnë deri në vetë-censurim
Agjencia për Shërbime Mediatime Audio dhe Audiovizuale (AShMAA) ka shprehur shqetësim në lidhje me dënimin burg me kusht për kryeredaktorin e “Infomaks”, Aleksandar Mitovski, për shkak të zbulimit të sekretit shtetëror, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.
“Shqiptimi i dënimeve me burg për gazetarët të cilët informojnë për temat me interes të lartë publik mund të sjellë deri në paraqitjen e vetë-censurimit, a me atë edhe deri në shkeljen e lirisë së informimit, lirisë së shprehjes, por edhe të interesit më të gjerë publik”, thonë nga AShMAA.
Nga Agjencia këshillojnë se njëra prej detyrave thelbësore të mediave është mu vëzhgimi i punës së organeve politike dhe publike nëpërmjet së cilës garantohet përgjegjësia dhe transparenca e tyre.
“Njëkohësisht, këshillojmë se mediat gjatë kryerjes së detyrës së tyre patjetër duhet që t’i respektojnë standardet gazetareske profesionale dhe etike.