Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se njohja nga Serbia do të ndodhë dhe se marrëveshja me këtë shtet do të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, transmeton KlanKosova.

Këto deklarata Thaçi i bëri gjatë konferencës për media, të cilën e thirri pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne duhet të kemi besim në vetvete. Jam i bindur se njohja reciproke do të ndodhë”.

“Kjo është kauzë e madhe që e determinon jetën e gjeneratave të ardhshme, kështu që askush nuk mund t’i ikë kësaj përgjegjësie për të ardhmen e Kosovës”.

“Kjo është mundësi unike për Kosovën dhe kur dihet saktësisht se marrëveshja do të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button