Tiranë, vret dy vëllezër për shkak të borxhit

Një borxh i pashlyer ka tronditur kryeqytetin, duke shënuar edhe dy viktima. Pas historisë së marrjes peng të një të riu për mosmarrëveshje pazaresh në trafikun e drogës, një tjetër histori borxhesh që nuk janë larë në kohën e duhur është shënuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. 

Rreth orës 20:00 të së shtunës Tirana është tronditur nga plumbat, të cilët i kanë marrë jetën një 44-vjeçari, ndërkohë që ka mbetur i plagosur dhe më pas vdiq në spital, vëllai i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur me plumb në kokë, 44-vjeçari Igland Haxhialiu, ndërkohë që është plagosur vëllai i tij, Sokol, 36 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar edhe autori i krimit Ardian Ndreka, 34 vjeç, nga Mamurrasi. Nga hetimet paraprake vihet në dukje se tre personat njiheshin dhe se fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin, derisa më pas gjendja ka degraduar deri sa Ndreka ka qëlluar në drejtim të dy vëllezërve, duke vrarë një prej tyre dhe duke plagosur tjetrin, i cili vdiq më pas në spital. Mësohet se ngjarja ka në thelb konfliktin për një borxh të pashlyer prej rreth 36 mijë euro. 

Policia ka prova të forta se krimi i mbrëmshëm ndaj 2 vëllezërve ka qenë në bashkëpunim. Sot policia e Tiranës bëri të ditur se është vënë në kërkim të bashkautorit, shtetasit, Eduart Kurti nga fshati Nikël i Krujës. 

Ngjarja 
Mbrëmjen e djeshme është tronditur kryeqyteti, teksa në zonën e ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke shënuar dy viktima. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të ditës së shtunë. Sipas hetimeve të policisë, tre personat që njiheshin me njëri-tjetrin, pasi kanë debatuar, një prej tyre 34-vjeçari Ndreka ka nxjerrë pistoletën me silenciator dhe ka qëlluar në drejtim të dy vëllezërve Haxhialiu, njëri prej të cilëve ndërroi jetë gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak dhe tjetri në spital. Sipas policisë, autori i ngjarjes dyshohet se kërkonte prej dy vëllezërve një borxh prej jo pak, por prej shumë afro 36 mijë eurosh, që nuk ia kishin dhënë në afatin e duhur. Policia bën me dije se edhe para pak kohësh, viktima dhe autori i ngjarjes kanë debatuar me njëri-tjetrin për punën e borxhit. Burime nga policia bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes, në timonin e mjetit tip “Mazda”, me targë TR 9205 S, ka qenë 36-vjeçari, Sokol Haxhialiu, i cili ka mbetur i plagosur. 

Sipas të njëjtave burime, në sediljen e pasme të mjetit ka qenë viktima, 30-vjeçari Igland Haxhialiu, ndërsa në vendin e parë të makinës udhëtonte autori i ngjarjes, i cili ra në prangat e policisë, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, në dalje të zonës së Kamzës. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Dëshmitë 
Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, autori Ndreka pasi ka qëlluar dy personat e njohur, është larguar me një makinë në një rrugë dytësore tek zona e Parkut të Autobusëve. Dëshmitarët kanë mundur t’i fiksojnë targën, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij dhe ka mundur ta vërë në pranga para mesnatës së djeshme në dalje të Kamzës. 
Policia vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe autorit të ngjarjes deri në zbardhjen e detajeve të reja që do të mund të zbardhin se si ka ndodhur historia.  

(GazetaShqiptare/ar.ku/ma.ar/BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button