BE-ja, vazhdimisht i dëshpëron vendet e Ballkanit

BE-ja, tregoi se nuk është në gjendje të plotësojë premtimet e dhëna para pothuajse dy dekadave në Selanik dhe vendosi të mos shtiret më.

Në tetor të vitit 2019, Franca, për dallim nga Gjermania, tregoi se Bashkimi Evropian, e cila është larg bllokut të sigurt i cili mund të ballafaqohet me shumicën e sfidave, frikësohet se shtetet e vogla ballkanike, do të kishin mundur të rrënojnë projektin e BE-së. Presidenti francez Emanuel Makron, i cili në skenë doli me premtimin për udhëheqje më të mirë me vizion për Evropë të bashkuar dhe dështim të populizmit si kauzë më e madhe, në kundërshtim me fjalimin e tij në Sorbonë, theksoi se zgjerimi do të “dobësojë Evropën”. BE-ja, tregoi se nuk është në gjendje të plotësojë premtimet e dhëna para pothuajse dy dekadave në Selanik dhe vendosi të mos shtiret më. Jo vetëm që lejoi Serbia, ditë pas dite të bëhet gjithnjë e më afërt orbitës së Kremlinit, por BE-ja tregoi edhe atë se rolin që e kishin në arritjen përfundimtare të zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është më e dobët se kurdo qoftë deri tani.

Ndikimi nga largimi i Britanisë së Madhe

Tre vjet e gjysme huti dhe përçarje politike pas referendumit në qershor të vitit 2016, filloi dekada e re e 2020-tës me atë që Mbretëria e Bashkuar (Britania e Madhe) zyrtarisht u largua nga BE-ja, pas pothuajse anëtarësimit gjysmë shekullor në projektin evropian. Britania e Madhe tani më nuk është e përfaqësuar në institucionet e BE-së. Por për BE-në, humbja e Britanisë së madhe është dështim i madh.

Britania e Madhe, vepronte si një formë baraspeshe pragmatike ndërmjet dy poleve evropiane, Parisit dhe Berlinit. Largimi i saj e ndryshon baraspeshën në bllok dhe krijon vakum të fuqisë. Kjo mund të çrregullojë mundësinë e BE-së të bëjë politikë të pavarur të jashtme dhe të humbë kredibilitetin në skenën globale.

Vendet e Ballkanit të cilat shpresojnë se do të hynë në BE, gjithashtu, mund të ndjejnë mungesën e Britanisë së Madhe. Procesi i aderimit është promotori kryesor i reformave në rajon, pas përfundimit të luftërave jugosllave para më shumë se dy dekadave. Me largimin e Britanisë së Madhe dhe kritikave nga vendet anëtare si Franca dhe Holanda, në lidhje me zgjerimin e mëtutjeshëm, vendet e Ballkanit humbën ithtarin kryesor për aderimin e tyre në BE. Tani, kur u zhduk zëri më i fuqishëm për zgjerim në kuadër të BE-së, e gjithë vëmendja e Brukselit është kthyer kah raportet e ardhshme ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së, proces i mundimshëm që mund të zgjasë deri në fund të vitit ose më gjatë.

Është me rëndësi të përmendet se Ballkani kohë të gjatë ishte ne nivel të ulët në agjendën e Brukselit, në veçanti pasi kontinenti u kaplua nga kriza ekonomike. E preokupuar, BE-ja kishte më pak kohë dhe energji t’i kushtojë kufirit të saj juglindor.

Pasojat nga vendimi i tetorit

Pas vendimit për stopimin e procesit për aderim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Franca dha propozim për ri konstruktimin e procesit të aderimit. Parisi dëshiron përfshirjen më të madhe të Këshillit të Evropës, krahut politik të bllokut. Me këtë do të ishte krijuar pa para shikueshmëri në proceset aderuese për vendet e Ballkanit. Vendet anëtare të BE-së, do të kenë fuqi të kthejnë procesin madje dhe kur Komisioni Evropian do të konfirmojë se janë plotësuar kërkesat teknike. Për shembull, madje edhe pas plotësimit të të gjitha kritereve të jashtëzakonshme teknike, përfshirë edhe miratimin e marrëveshjes jo popullore për kufirin me Malin e Zi në parlament, për popullin e Kosovës, megjithatë, ishte refuzuar udhëtimi pa viza në Shengen zonën, për shkak të parimit të votimit unanim në Këshill.

Parimi i votimit unanim e bllokoi edhe fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fakt se nuk u filluan negociatat për aderim me Maqedoninë e Veriut, mund të pengojë zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës. Qeveria e cila negocionte për marrëveshjen dha dorëheqje si reagim ndaj vendimit të miratuar nga Këshilli i Evropës, në tetor të vitit të kaluar. Do të mbahen zgjedhje të reja në prill të këtij viti. Pas prillit, qeveria e re në Shkup, ndoshta nuk do të mbështesë tërësisht marrëveshjen. Kjo ndoshta nuk do të thotë se marrëveshja nuk do të vlejë më, por mund të ngadalësojë zbatimin e tij, sepse është e lidhur me procesin e bllokuar të negociatave.

Për ironi, ngecja e procesit të zgjerimit bëri që Serbia të duket racionale pas nënshkrimit të marrëveshjes për tregti me Unionin Ekonomik Euro aziatik, i cili është nën udhëheqjen e Rusisë. Kosova do të ngelë vrimë e zezë në rajon, sepse në mungesë të marrëveshjes me Serbinë, nuk është në gjendje të ecë përpara në rrugën e vet drejt aderimit në BE. Duke pasur parasysh se me pesë vendet anëtare Greqinë, Qipron, Spanjën, Rumaninë dhe Sllovakinë, të cilat ende nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës, BE-ja paguan çmim të lartë për pamundësinë të flasë në një zë. Si rezultat, ky pat – pozicion e inkurajon Serbinë të prolongojë marrëveshjen me Kosovën, njëkohësisht duke e mbajtur në jetë procesin e dialogut, me qëllim Kosova të jetë sa më larg madje edhe nga fillimi i procesit për aderim në BE.

Bisedimet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë në situatë pa rrugëdalje, pothuajse dy vjet. Qeveria në Prishtinë u ankua ndaj përpjekjeve diplomatike agresive të Beogradit të bindë shtetet t’i kundërvihen njohjes së shtetit të Kosovës, ndërsa qeveria në Beograd është e shqetësuar për shkak të tarifave që për kthim ja imponoi Kosova për mallrat e importuara nga Serbia. Mungesa e politikës koherente të BE-së, shkaktoi procesi të vijë në një situatë pa rrugëdalje dhe kjo nuk është diçka e re. Situata thjesht mbërriti pikën kritike në tetor të vitit të kaluar. Pamundësia e BE-së të ballafaqohet me oborrin e vet, e dëmton seriozisht kredibilitetin e saj si lojtar në Ballkan.

Roli i ri përtëritur i SHBA-ve

Kufizimet e fuqive të buta të BE-së, asnjëherë nuk kanë qenë më të dukshme sesa në kohën e luftërave jugosllave në vitet e 90-ta të shekullit 20, deri në ndërprerjen e tyre me intervenimin ajror të NATO-s dhe përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-të, kishin rolin udhëheqës në ndërmjetësimin e marrëveshjes paqësore në rajon. Vitin e kaluar, larg syve të publikut, diplomatët amerikanë u përfshinë në ndërmjetësimin e bisedimeve ndërmjet qeverive në Athinë dhe Shkup, për arritjen e marrëveshjes me të cilën u zgjidh kontesti shumë vjeçar me emrin, duke shtuar fjalën “Veriore” në emrin e vendit, që e shtroi rrugën për Maqedoninë e Veriut për aderim në NATO.

Kohë më parë, Stejt Departamenti amerikan e emëroi Metju Palmer-in, deputet për Ballkanin. Më i ri është lajmi për emërimin nga presidenti amerikan Donald Tramp të përfaqësuesit special të SHBA-vë, për Kosovën dhe Serbinë, Riçard Grenel, i cili së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandat Vuçiq, paralajmëroi ri përtëritjen e komunikacionit hekurudhor ndërmjet dy vendeve. Shumë detaje ende janë të paqarta, por paraqet trend progresiv të konsiderueshëm, të aktivitetit amerikan në Ballkan. Mungesa e BE-së është theksuar edhe me marrëveshjen e mbështetur nga SHBA-ja, për kthimin e fluturimeve ndërmjet kryeqyteteve Prishtinë dhe Beograd. Uashingtoni dërgoi mesazh të qartë për pjesëmarrjen e ri përtëritur të SHBA-vë, në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare ndërmjet dy vendeve. Shefi i ri i politikës së jashtme të BE-së, Hozep Borel, mund të shfrytëzojë këtë mundësi të emërojë përfaqësues të veçantë të BE-së për këtë problem dhe të hapë rrugën për sinergjinë e nevojshme për gjetjen e zgjidhjes.

Si janë perspektivat për arritjen e marrëveshjes?

Nga vetoja franceze, vitin e kaluar, në lidhje me fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, konteksti për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndryshoi dukshëm. Është vështirë të parashihet progresi i negociatave për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve pa perspektiva konkrete për aderim në BE. Ky është inkurajimi më i mirë për Serbinë. Për Kosovën, duke pasur parasysh se derisa të fitojë anëtarësim do të kalojnë dekada, liberalizimi i vizave dhe njohja e plotë si shtet i pavarur me seli në OKB, mund të veprojnë si stimulues të drejtpërdrejtë. Megjithatë, vendimi i Këshillit të Evropës, nga tetori i vitit 2019, kishte ndikim de stimulues për arritjen e kompromisit. Pa perspektivë reale për anëtarësim, Serbia me siguri nuk do të vazhdojë me dialogun me Kosovën.

Duke marrë parasysh gjithë këto rrethana, e ardhmja e vendeve të Ballkanit, madje, bëhet një çështje e frikshme. Inkurajimi më i fuqishëm për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ngel e kushtëzimi për aderim në BE. Në këtë kuptim, integrimi ngel instrumenti më i rëndësishëm i sigurisë të cilin e ka BE-ja në Ballkan, përfitimet e të cilit do të mund të humbeshin me vënien e procesit të zgjerimit, në plan të dytë. Braktisja e qëllimit për aderim në bllok, që paraqet realitet vetëm se nuk është formalizuar, nuk është diçka ndaj së cilës duhet të synojë BE-ja. Të gjithë e dimë se cilat mund të jenë pasojat.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button