Skandal seksi në Strugë, bllokohen gjatë marrëdhënies

Një skandal seksi  ka shpërthyer në Strugë, kur një çift jashtëmartesor në orarin e punës janë bllokuar gjatë marrëdhënies së tyre, një fenomen ky pak i ndeshur.

Lajmi ka përfshirë tërë Strugën dhe se ka qenë një autoambulancë nga Spitali i Strugës që ka nxjerrë çiftin nga zyra ku po kryenin marrëdhënien, duke i mbështjellë ata me çarçaf. 

Sipas portaleve maqedonase bëhet fjalë për një avokat dhe ish-funksionar lokal në Strugë dhe të dashurën e tij, e punësuar si daktilografe në zyrën e tij. 

Burime policore i thanë se bëhet fjalë për një avokat të moshës mbi 50 vjeç, i cili më parë ka qenë i njohur edhe si lider i një partie politike në këtë qytet, ndërsa e dashura e tij 20 vite më e re ka qenë e punësuar si daktilografe. 

Mjekët e Urgjencës së Strugës jozyrtarisht kanë bërë të ditur për ngjarjen, por duke mos dhënë detaje. Sipas tyre, në raste të rralla ndodh që gjatë aktit të ketë probleme të tilla, të shtangimit të organeve gjenitale dhe se në situata të tilla përdoren injeksione për të stabilizuar situatën. 

Mjekët e autoambulancës nuk kanë mundur që të ndërhyjnë ë në vendin e ngjarjes, por ata kanë çuar çiftin e ngjitur pranë qendrës emergjente, ku përmes injeksionit të dhënë, është bërë ndarja e tyre.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button