Tërhiqet drejtori i Festivali ‘Këngë Jeho’

Zini Jusufi, drejtor i festivalit ”Këngë Jeho”, në prag të skadimit të mandatit katër vjeçar deklaroi se nuk do të synoj që edhe një herë të kandidoj për të udhëhequr këtë drejtori.

Ai thotë se gjatë katër viteve të kaluara, është ballafaquar me shumë sfida dhe vështirësi, por ka arritur që festivali të zhvillohet normalisht pavarësisht mungesave të theksuara financiare.

”Festivali ”Këngë Jeho” vitet e fundit ka pasur mbështetjen vetëm të Komunës së Strugës dhe disa donatorëve privat” thotë ai duke potencuar se një nga arsyet për tërheqjen e tij nga ky post lidhet me dështimin në synimin që ky festival të institucionalizohet dhe të vihet në kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

”Në Maqedoni janë më shumë se 15 festivale të cilat janë institucionalizuar dhe zhvillohen në kujdesin e dikasterit të Kulturës, nga këto asnjëri nuk trajton kulturën shqiptare. Ne, në këto katër vjet drejt Ministrisë së Kulturës kemi adresuar një sërë kërkesash për institucionalizimin e këtij Festivali të cilat sic duket nuk janë marr parasysh . Ky eveniment çdo vit ballafaqohet me dilema të mëdha financiare të cilat e privojnë drejtorinë që të jetë më kërkuese dhe të bëj një festival edhe më të kompletuar duke i ikur edhe improvizimit dhe presionit financiar” thekson ai.

Me këtë rast Zini Jusufi i fton publikisht ata që kanë energji dhe elan për tu marr me aktivitetet kulturore të paraqiten në Konkursin e ri për zgjedhjen e drejtorit të ”Këngë Jeho” i cili do të konvokohet gjatë muajit janar. Festivali i këngës dhe valleve të stilizura me motive popullore ‘’Këngë Jeho’’ i cili për çdo vit zhvillohet në qytetin e Strugës nuk ka edicion që nga vitin 1991 kur për herë të parë startoi që të mos ballafaqohet me vështirësi financiare, kjo për arsye se mbështetja materiale për të nga institucionet kulturore shtetërore ka qenë minimale dhe simbolike.

Lajme të ngjashme

Back to top button