Kurti sot pritet të takohet me homologen serbe Brnabiq në Londër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot pritet të takohet për herë të parë me homologen serbe, Ana Brnabiq, në Londër të Anglisë.

Ky takim do të ndodhë në kuadër të Samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku pritet të marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

BERZH ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button