SIDA, sëmundje që mundon rreth 34 milionë persona në glob

Me iniciativën e Organizatës Botërore shëndetësore, e miratuar me rezolutën 43/15 të Asamblesë së Përgjithshme të KB-s nga 27 tetori i vitit 1988, sot shënohet Dita ndërkombëtare për luftën kundër SIDA-s.

Qëllimi është që të veprohet për informim më të mirë të shoqërisë lidhur me përhapjen e sëmundjes dhe për mjekim më efektiv. Simboli i kësaj dite është fjongoja e kuqe me të cilën tregohet përkrahja kundrejt të sëmurëve dhe bartësve të virusit HIV. 

Sipas raportit të programit të përbashkët të KB-së për HIV /SIDA në botë sot me virusin HIV jetojnë rreth 34 milionë persona, ndërsa rreth gjysma nuk e dinë statusin e tyre HIV. 

Në dokument citohet se në vendet më pak të zhvilluara është ulur shkalla e infektimeve të reja e HIV për 25 për qind, por se edhe më tej është e lartë. Vetëm vitin e kaluar në botë janë regjistruar 2,5 milionë të infektuar. 

Raporti tregon se midis të infektuarve të rinj numri më i madh janë punëtorët seksualë, homoseksualët dhe përdoruesit intravenozë të drogës.

Lajme të ngjashme

Back to top button