Moskë: Lirimi i të akuzuarve në Hagë paraqet drejtësi selektive

Ministria e jashtme e Rusisë thotë se lirimi i ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe i njerëzve të afërt me të, është indikacion për “drejtësi selektive”. 

“Ky vendim, së bashku me lirimin e fundit të gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markaq, është një tjetër indikacion i drejtësisë selektive, kur personat që janë të akuzuar për kryerje të krimeve kundër njerëzimit dhe krime të luftës, mbeten të pandëshkuar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme të Rusisë, në komentin lidhur me rastin Haradinaj, raporton agjencia Interfax, transmeton REL.

Rusia me këmbëngulje synon përfundimin e punës së Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës në periudhën e paraparë me Rezolutën 1966 të Këshillit të Sigurimit të OK-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button