Nishani: Ivanov nuk kishte arsye për anulim të vizitës

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka konsideruar se Ivanovi nuk ka pasur asnjë arsye ta anulojë vizitën e tij në Tiranë për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Në rastin e z.Ivanov argumentet kanë qenë për shkak të incidenteve të Gruevskit, që ndodhën në Tiranë. Janë veprime që nuk përkrahen nga shqiptarët, nuk janë akte civile dhe qytetare”, tha Nishani në intervistën për TCH.

Ai i është referuar edhe anulimit të vizitës së ministrit të punëve të jashtme të Greqisë.

“Për rastin e ministrit grek ka pasur një sqarim zyrtar dhe është sqaruar. Askush nuk mund të na pengojë që të tregojmë historinë tonë, por ne nuk kemi pretendime territoriale. Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon, për harmoni mes kombeve, ndaj fqinjët tanë mbeten miqtë tanë dhe besoj se do të kemi momente të tjera për të festuar së bashku”, tha Presidenti Bujar Nishani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button