VMRO-PP: Shiptarët festuan nga pamundësia e VMRO-së t’i ndal ato

Në kohën kur festohej 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Maqedonia kryesohej nga Qeveria më patriotike, sipas  reklamave qeverisëse, maqedonasit përjetuan nënvlerësimin më të keq dhe shkeljen e ligjeve dhe institucioneve të këtij vendi nga ana BDI-së, partnerit shqiptar në qeverin DPMNE-së thonë nga komiteti VMRO-Popullore në Strugë.

”Ne nuk kemi asgjë kundër festimit të shqiptarëve bashkëqytetarëve tanë, të cilëve u urojmë festën. Por mënyra se si u realizuan ato dhe mungesa e përgjegjësisë nga ana qeverisë nuk na lë indiferent , dhe na duhet të reagojmë, sepse ne mendojmë se kjo është një fyerje për ndjenjat tona, si maqedonas dhe mos respekt i vendit tonë të përbashkët që është Maqedonia”deklarojnë nga VMRO-PP në Strugë.

Më tej në reagimin e kësaj partie opozitare maqedonase potencohej se ky ambient ishte i dukshëm në Strugë,por këtë radh ”patriotët” e DPMNE-së vendosën të sillen si te filmi”Memeci i verbëri dhe shurdhi”duke mos thënë asnjë fjalë për ofendimet dhe shkeljet e ligjeve. Ato është mirë të fshihen pas reklamave qeveritare, porosisin nga VMRO-PP që kryesohet nga ish kryeministri Lupço Georgievski. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button